26.8 C
Skopje
Saturday, August 13, 2022

Media gjermane: Perëndimi po kopjon “modelin e Kinës”

Më 6 maj, revista e përjavshme gjermane “Focus” botoi një artikull me titull “Ndryshimi i heshtur i sistemit: Ne po kopjojmë‘kapitalizmin e Kinës’, por pothuajse askush nuk e ka vënë re atë”, ku thuhet se vendet perëndimore po kalojnë ndryshimin e heshtur të sistemit: ngritjen e pjesëmarrjes së qeverisë në treg. “Ka një fakt prapa këtij ndryshimi: Kina është bërë stimuluesi kardiak i kohës sonë, ne po ndjekim Kinën nëpërmjet një forme të re të kapitalizmit shtetëror,” shkruhet në artikull.

Në artikull thuhet se në konkurrencën e sistemit me Kinën, Perëndimi nuk e refuzon “modelin e Kinës”, por e njeh me “kapitalizmin shtetëror”, i cili ka 5 karakteristika: i pari, në Kinë, sistemi monetar i bankës qendrore jo vetëm i jep fuqi ekonomisë reale, por edhe zgjeron përmasat e tregut. E dyta, Perëndimi po ndryshon figurën e vendeve të mirëqenies, pensioni, kujdesi afatgjatë, sigurimet shëndetësore e të papunësisë nuk janë më mirëqenie e natyrshme shtetërore. E treta, në procesin e përballimit të ndryshimit të klimës, të zhvillimit të automjeteve elektrike dhe të digjitalizimit, shteti po bëhet forcë lëvizëse. I katërti, shteti jo vetëm harton ligjet për ndërmarrjet, por edhe luan më tej rolin e pjesëmarrësit. Për shembull, presidenti amerikan Joe Biden nisi planin më të madh në historinë e ShBA-së të infrastrukturës dhe të arsimit për të konkurruar me Kinën. I pesti, ky ndryshim i heshtur i sistemit në Perëndim është kopja e “modelit të Kinës”.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img