25.8 C
Skopje
Tuesday, September 26, 2023

‘Më përdhunoi’/ Arrestohet 32-vjeçari në Durrës, policia i zbulon drogë në banesë

Një 32-vjeçar është vënë në pranga nga Policia pasi dyshohet se ka përdhunuar një 19-vjeçare. Ishte kjo e fundit ajo e cila denoncoi ngjarjen, duke bërë të ditur se marrëdhënia seksuale me dhunë ndodhi në një banesë që autori kishte marrë me qira. 

Nga kontrolli i kryer në këtë banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një dozë të dyshuar të lëndës narkotike cannabis sativa. Vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht këtë rast.

Specialistët për Hetimin e Krimeve të Stacionit të Policisë Plazh arrestuan në flagrancë shtetasin F. O., 32 vjeç, banues në Kuçovë, pasi ka kallëzuar një 19-vjeçare se ky shtetas ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me të, në ambientet e një banese të marrë me qira prej tij. Nga kontrolli i kryer në këtë banesë, Policia gjeti dhe sekuestroi në cilësinë e provës materiale, një dozë të dyshuar të lëndës narkotike cannabis sativa. Vijojnë hetimet për të dokumentuar ligjërisht këtë rast.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme.

Marketing
Related news