26.8 C
Skopje
Saturday, August 13, 2022

Me ndryshime në Ligjin për tarifë doganore deri tek konkurrenca më e madhe në ekonomi

Shkup, 15 dhjetor – Konkurrenca më e madhe e kompanive vendore, rritja e eksportit, rritja e angazhimit të fuqisë punëtore, hapja e vendeve të reja të punës, kyçja e zinxhirëve global për krijimin e vlerës së shtuar dhe përshpejtimi i rritjes ekonomike në shtet do të shkaktoj propozim-ligji për ndryshime në Ligjin për tarifë doganore që dje u miratua nga Qeveria.

Me këtë ligj, siç informon ministri i Financave Fatmir Besimi në konferencën e sotshme për shtyp në Qeveria, në mënyrë afatgjate zvogëlohen apo shfuqizohen normat doganore të 258 produkteve që po eksportohen në shtetin tonë, ndërsa me zvogëlimin e tyre nuk shkelen marrëveshjet për tregti të lirë apo politikë tregtare.

“Mbështetja e përgjithshme jo e drejtpërdrejtë e cila jepet për bizneset në fakt implikimi fiskal, me vetë zvogëlimin e tarifave me këtë propozim-ligj është 810 milion denarë apo 13 milion euro në nivel vjetor nga të hyrat e përgjithshme të paguara prej 17,5 milion euro në bazë të këtyre tarifave. Kjo paraqet zvogëlim të 74 për qind të ngarkesës fiskale me bazë të këtyre tarifave që paraqet 12 për qind pjesëmarrje në kontributet e paguara importuese në vitin 2020 në vlerë prej rreth 110 milion euro. Këto mjete do të shkojnë në biznes dhe do të jenë më shumë investime dhe vende të reja të punës”, tha Besimi.

Me miratimin e këtij propozim-ligji, nënzivon Besimi, i jepet mbështetje kërkesave të kompanive për përputhshmërinë e normave doganore me shkallët në BE, që , siç tha, është e rëndësisë së veçantë për përparimin e prodhimtarisë, importit dhe konkurrencës së kompanive.

Sipas Besimit, harmonizimi i normave doganore për pjesë të caktuar të tarifave paraqet hap progresiv në përgatitjen e sektorit real të kushteve në të cilat funksionin tregu i vetëm evropian.

“Masat e këtilla në liberalizimin e tregtisë marrin rëndësi veçanërisht në ekonomitë e hapura dhe të vogla si e jona, ku qasja drejtë tregjeve të mëdha dhe mungesa e barrierave tregtare paraqet pjesë të rëndësishme nga oferta për kompanitë e huaja dhe vendore”, nënvizon Besimi.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img