14.8 C
Skopje
Thursday, May 26, 2022

Me Marshin e Fitores përmbyllim aktivitetet tona dyjavore për raundin e dytë të zgjedhjeve

Tetovë, 28 tetor – Marshi i Fitores – marshi që na bashkon të gjithëve pa dallim përkatësisë partiake, etnike, fetare apo dallimi tjetër. Me këtë aktivitet përmbyllim aktivitetet tona dyjavore për raundin e dytë të zgjedhjeve, me çfarë treguam se ne kemi ofertën më serioze ndaj udhëheqësisë aktuale të dështuar të Komunës së Tetovës, me në krye Teuta Arifin. Programi dhe zotimet tona për ta ndryshuar janë përqafuar fuqishëm nga qytetarët e Tetovës, të cilët më së miri dijnë ta bëjnë dallimin.

Si epilog i gjithë aktivitetit tonë kësaj u krijua konstatimi i përbashkët se në Tetovë ndryshimi duhet bërë realitet. Tetova dhe tetovarët kërkojnë ndryshim. Prandaj të bashkuar marshojmë për fitore, sepse Tetova na bashkon.

Fushëveprimi jonë bazohet në parimet e menaxhimit të mirë për zhvilim të qëndruëshëm komunal duke u bazuar në këto objektiva strategjike:

Krijimin e një mjedisi të sigurtë dhe me perspektivë për të jetuar me të ardhura të mira, infrastrukturë të rregulluar dhe mjedis të pastër.

Inkurajimin e biznesit të vogël dhe të mesëm dhe stimulimi i interesave për investime.

Ofrimin e shërbimeve publike të përballueshme dhe cilësore.

Zhvillimin e trashëgimisë kulturore e historike si dhe potencialin turistik.

Partneritet me qytetarët, duke ofruar mundësi për të marrë pjesë në vendimmarrje.

U bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve të Tetovës, me të drejtë vote, pa dallim, përkatësie partiake, etnike, fetare, ta shfrytëzojnë të drejtën e tyre të dalin të votojnë ndryshimin. Ky është shansi më i mirë për një Tetovë ndryshe, për një jetë më të mirë, për kushte më të mira. Votoni për Tetovën, Votoni me Zemër.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img