26.8 C
Skopje
Saturday, August 13, 2022

Më ftohtë në Kodrën e Diellit dhe Hanet e Mavrovës, në verilindje bie borë e lehtë

Shkup, 17 dhjetor – Më ftohtë në vend mëngjesin e sotëm është  në Kodrën e Diellit, ku në ora shtatë janë matur -8 gradë, pas së cilës vijojnë Hanet e Mavrovës me -6, Kriva Pallanka, Tetova dhe Krusheva me -4. Në Ohër, Prilep dhe Dibër janë matur – 3 gradë, në Pretor, Manastir, Shtip, Vinicë dhe Srumicë -2, ndërsa një gradë nën zeron në Berovë dhe Shkup – Zajçev Rid.

Trashësi e dëborës prej 53 centimetrave ka në Kodrën e Diellit, 33 centimetra në Hanet e Mavrovës, 17 në Pozharan, 14 në Krushevë…

Në verilindje të mëngjesit të sotëm bie borë e lehtë. Për ditën e sotme është paralajmëruar mot me vranësira, kryesisht në pjesët veriore me borë të kohëpaskohshme lokale. Do të fryjë erë mesatare deri e fuqishme nga veriu, më e theksuar përgjatë vardarit. Temperatura maksimale do të arrijë nga 3 deri në 12 gradë.

Në Shkup do të mbajë mot kryesisht i vranët me erë mesatare, herë pas here me erë të përforcuar nga drejtimi verior. Temperatura maksimale do të arrijë në 8 gradë Celsius.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img