21.8 C
Skopje
Monday, May 23, 2022

Me 3 urdhra ndalimi dhe i dënuar për disa vepra penale, arrestohet në Durrës 20-vjeçari nga Kosova

Një 20-vjeçar që ishte në kërkim nga Interpol është arrestuar në Durrës. Policia e Durrësit bën me dije se i riu është arrestuar në bashkëpunim me Interpol Tirana, FAST Albania dhe në bashkëpunim me ILECU Kosovë.

Riad Sopjani rezulton i dënuar për grabitje, vjedhje dhe trafikim të qenieve njerëzore dhe është arratisur nga Qendra Korrektuese e Lipjanit, në Tetor 2020.

Policia pas informacioneve që kishte për këtë person, kanë ushtruar një kontroll në banesën ku ai strehohej në Durrës, dhe gjetën e sekuestruan  në cilësinë e provës materiale një sasi lënde narkotike kanabis.

I riu tashmë do të ekstradohet në Kosovë, pasi përveç dënimeve ka dhe tra urdhra ndalimi nga Gjykata Themelore e Prishtinës.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img