Shkup, 16 nëntor – Agjencia për mbështetje financiare në bujqësi dhe zhvillim rural ka realizuar pagesën për masën e mbështetjes financiare për të realizuar dhe shitur apo ruajtur prodhimin e grurit, kumtoi sot Ministria e Bujqësisë, Pylltarisë dhe Ekonomisë së Ujërave.
Janë paguar tërësisht 2116,6 milion denarë në 3.397 njësi bujqësore të regjistruara në RVEB. Shuma maksimale e grurit që është i pranueshëm për mbështetje financiare nga masa është 5.000 kilogramë për hektar të regjistruar, ndërsa shuma e përkrahjes është tre denarë për kilogram.
Si shfrytëzues të kësaj të cilët kanë paraqitur kërkesë për masën 1,1 nga programi për mbështetje financiare në bujqësi për vitin 2023 dhe të cilët kanë mbjell dhe korrur sipërfaqe me grurë dhe prodhimin e realizuar e kanë shitur ose ruajtur me blerës të regjistruar në periudhën nga 15 qershori deri më 31 gusht të vitit 2023, përfshirë edhe kapacitetet e tyre përpunuese, ndërsa janë regjistruar edhe në Regjistrin e blerësve të produkteve bujqësore.
Këtë masë ministria e ka krijuar për mbështetje të produkteve të grurit pas bisedimeve me prodhuesit dhe blerësit e grurit, me qëllim mbështetjen për mbulimin e harxhimeve që kanë prodhuesit e grurit.