0.8 C
Skopje
Wednesday, January 19, 2022

Mbi 1000 qytetarë në Gjermani kanë aplikuar për pasaportë në Konsulatën në Bon

Shkup, 8 dhjetor – Për më pak se tre muaj, mbi një mijë qytetarë të Republikës së Maqedonisë së Veriut, të cilët jetojnë në Republikën Federale të Gjermanisë u fotografuan për pasaporta të reja në Njësinë Konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut në Bon, ku me sukses hyri në funksion stacioni i ri bazë.

Konsulli, Boro Mirçeski thotë se shtatëqind pasaporta biometrike janë gati ndërsa vijon përpunimi i kërkesave të arritura, përmes pajisjes së re e cila ka kontribuar jashtëzakonisht shumë në shkurtimin e procedurës, uljen e shpenzimeve, si dhe rritjen e kënaqësisë së qytetarëve tanë në Gjermani.

“Ky projekt është jashtëzakonisht i favorshëm për diasporën tonë! Nga përvoja gjatë kohës së fundit, prej që e filluam projektin, mund të jem dëshmitar vetëm i rritjes së kënaqësisë tek palët. Për momentin në Ambasadën tonë në Bon, palët marrin dokument udhëtimi të gatshëm për më pak se 30 ditë”, tha Mirçeski.

Diaspora jonë është mirënjohëse për përkushtimin e Përfaqësisë Konsullore dhe nga të punësuarit në Njësinë Konsullore në Bon, si dhe mënyrën е shpejtë të marrjes së pasaportës sime të re biometrike.

Përmirësimi i shërbimeve të Përfaqësive Diplomatike dhe Konsullore të Republikës së Maqedonisë së Veriut përmes stacioneve bazë dhe mobile është një nga projektet e shumta të Ministrisë së Punëve të Jashtme për Diasporën, thonë nga MPJ.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img