21.8 C
Skopje
Monday, May 23, 2022

“Mbi 1 miliard euro janë investuar për transformimin e ujësjellësit”, Rama- kryebashkiakëve: I keni parë ndonjëherë raportet?

Kryeministri Edi Rama është takuar me kryetarët e Bashkive për të diskutuar rreth analizës të performancës së sektorit ujësjellës – kanalizimeve.

Rama tha se janë investuar mbi 1 miliard euro për transformimin e ujësjellësit dhe ka ngritur disa pyetje retorike për kryetarët e bashkive. Sipas kryeministrit, qytetarët kanë të drejtë të ankohen sepse kryetarët e bashkive rrisin humbjet dhe thekson se gropa që është hapur për keqadministrimin e ujit për 30 vite është e vështirë të mbyllet.

Edi Rama: Sot jemi tre palë, jemi ne si përfaqësues të qeverisë, ju si përfaqësues të pushtetit vendor dhe në rreshtin mes nesh janë ata të cilët e kanë shoqëruar këtë proces investimesh në ujësjellës në rolin e partnerëve të vendit tonë. Këtu kam një tabelë për investimet e bëra nga qeveria shqiptare nga viti 2014 dhe njëkohësisht edhe të vendosura aktualisht deri në vitin 2013 ku hyjnë fondet e buxhetit të shtetit dhe fondet e akorduara nga partnerët të cilat ju kujtoj janë kredi që duhen paguar dhe shuma që qeveria shqiptare me këto dy burime ka vënë në dispozicion të transformimin rrënjësor të sektorit të ujit është mbi 1 miliard euro.

Të jemi të saktë fare për “mbi” është faktikisht 1 miliard e afro 200 milionë euro. Këtu kam 3 pyetje për jut ë gjithë si kryetar bashkish, e para: Jeni në dijeni të performancës së ujësjellës kanalizime në bashkinë tuaj të shërbimit që ndërmarrjet ofrojnë për qytetarët? I keni parë ndonjëherë vetë raportet që pastaj i ktheni këtu, ia jepni qeverisë si vetëdeklarime për performancën me të gjitha të dhënat, numrin e punonjësve e keni parë që është përtej çdo logjike, jo standardi? Sa fonde keni alokuar nga buxheti i Bashkisë për furnizimin me ujë?

Këto janë pyetje retorike se faktet flasin vetë dhe i fundit që ishte si pika që ka përmbushur çdo kupë është ne rrisim investimet, ju rrisni humbjet dhe pastaj qytetarët ankohen sepse rritja e investimeve nuk mund të përkthehet në rritje të humbjeve. Do të përkthehet në shërbim më të mirë për qytetarët që do të përputhet dhe me një sens përgjegjësie për atë gropë që i është hapur në zemër këtij shteti nga keqadministrimi i ujit për 30 vjet, e cila nuk mbyllet dot menjëherë.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img