22.8 C
Skopje
Monday, May 23, 2022

Mbërrijnë në Shqipëri 117 mijë doza Pfizer/ Pjesë e kontratës së dytë me kompaninë

117 mijë doza të vaksinës Pfizer kanë mbërritur mbrëmjen e sotme në Shqipëri. Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, përmes një postimi në rrjetet sociale thotë se këto doza janë pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë.

POSTIMI

Mbërritën në Shqipëri 117,000 doza të vaksinës Pfizer, pjesë e kontratës së dytë të qeverisë shqiptare me kompaninë. Deri tani kanë mbërritur në vendin tonë 2,496,960 vaksina anti COVID-19, për të vijuar pa u ndalur me vaksinimin “derë më derë”, për mbrojtjen e shëndetit dhe jetës së qytetarëve.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img