21.8 C
Skopje
Monday, May 23, 2022

Mazhoranca shkrihet së qeshuri nga “gafa” e Bashës, kreu i PD: U shkritë se qeshuri ë?

Kreu i PD ka shkrirë së qeshuri mazhorancën teksa mbante letrën e fondeve në dorë. Në vend që të thoshte burimi i informaconit: “Buletini i APP”, tha “burimi PD”.

Sipas Bashës, e bëri qëllimisht, por deputetët e mazhorancës, ministrat dhe kryeministri nuk mbajtën dot të qeshurën. Edhe kreu i opozitës e kaloi me të qeshur ndërsa foli për raportin.

Basha: U kënaqët ë? Jo o jo. Agjensia e prokurimit publik. Shiko si qeshin. Afroje pak. Jo sic tha herën e fundit. E hëngrën? Shikoni si qeshin. Menduan se ishte PD. Do qeshni tani? Shikoni shifrat tuaja. Po merreni me shifra të tjera. Ja ku i ke provat e cdo shqiptari të goditur nga pandemia. Zhyten në borxhe, i ken ë tufinë dhe Sharrë nëse nuk ke kohë të dalësh jashtë Tirane. Në raporte me shtëpinë e shqiptarëve, në xhepat e shqiptarëve dhe shkaktari je ti, kështu që mos u kap kot pas trekëndëshit të Bermundës, megjithëse je një nga brinjët. Koha ka marrë fund. Misioni im është të mos bëjmë asnjë kompromis me të keqen, qoftë me krijiminm e një koa;icioni apo dhënies besim të një njeriu. E kam dhe unë pjesën time të fajit pse je aty.

Këto janë lekët e shqiptarëve, ku i çoni, meqë doje faktet. Këto janë shifrat. Dhe se sa qejf i ke plehrat ti e tregove në fushatë. Ti që na flet për pastrimin e Shqipërisë, i vure flakën Durrësit, Kavajës.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img