15.8 C
Skopje
Wednesday, October 5, 2022

MAShTI ndan 200 mijë euro për OJQ-të që përkrahin nxënësit me aftësi të kufizuara

Ministrja e Arsimit, Arbërie Nagavci ka bërë të ditur se kanë ndarë 200 mijë euro për OJQ-të që përkrahin e promovojnë nxënësit me aftësi të kufizuara, nxënësit me IQ të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti, si dhe nxënësit që kanë nevojë për mbështetje psiko-sociale.

Përmes një statusi në Facebook, Nagavci ka ftuar të gjitha OJQ-të që të aplikojnë në mënyrë që të jenë përfituese të këtij projekti.

Ajo ka thënë se angazhimi i tyre për nxënësit do të jetë i vazhdueshëm dhe nuk do të ndalet.

Ky është postimi i saj i plotë:

Angazhimi ynë për nxënësit do të jetë i vazhdueshëm dhe nuk do të ndalet.

Për të përkrahur e promovuar nxënësit me aftësi të kufizuara, nxënësit me IQ të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti si dhe nxënësit që kanë nevojë për mbështetje psikosociale, kemi hapur thirrje publike për ofrimin e mbështetjes financiare për financimin e projekteve të OJQ-ve që punojnë në këto fusha.

Vlera totale e kësaj thirrje do të jetë 200,000.00 euro. OJQ-të mund të aplikojnë me projektet e tyre për fushat prioritare si:

-Qasje profesionale në edukim gjithëpërfshirës në fëmijërinë e hershme për fëmijët me aftësi të kufizuara,

-Ngritja e kapaciteteve për identifikimin dhe përkrahjen e fëmijëve/nxënësve me aftësi të jashtëzakonshme, talente dhe dhunti,

-Krijimi i ambienteve tё sigurta dhe mike nё shkolla, ku fёmijёt ndihen tё mbёshtetur pёr t`u pёrballur me problemet e ndryshme sociale.

Ftoj të gjitha OJQ-të e interesuara që të aplikojnë në këtë thirrje.

https://www.facebook.com/arberienagavci14/posts/1481842272200003
Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img