-1.2 C
Skopje
Thursday, December 9, 2021

MASH i publikoi rezultatet e konkurseve për bursat e nxënësve për vitin shkollor 2021/2022

Shkup, 24 nëntor – Ministria e Arsimit dhe Shkencës i publikoi rezultatet e konkurseve për ndarje të bursave të nxënësve për vitin shkollor 2021-2022.

Në ueb faqen e MASH-it janë publikuar fituesit e kategorive të ndryshme të bursave të nxënësve së bashku me marrëveshjen për bursa.

Më së voni deri më 3 dhjetor të vitit 2021, çdo fitues i bursës duhet ta shkarkojë dhe plotësojë në tre kopje marrëveshjen adekuate për bursa dhe së bashku me kopjen e llogarisë personale të transaksionit ta dorëzojë në MASH.

Kandidatët e refuzuar do të kenë mundësi të dorëzojnë ankesë te Ministria, në adresën: bul. “Sv. Kiril dhe Metodij” nr. 54, 1000 Shkup ose përmes adresës elektronike: ucenicki.stipendii@mon.gov.mk, prejse në adresën e tyre do të marrin vendimin në të cilën do të citohet arsyeja për shkak të së cilës aplikimi nuk është pranuar.

MASH ndan bursa për: mbështetje sociale të nxënësve; për nxënësit me nevoja të veçanta; për nxënësit e talentuar; për nxënësit e talentuar – sportistë; për nxënësit e talentuar – artistë; për nxënësit e regjistruar në paralele të dyfishta, për nxënësit e regjistruar në arsimin profesional trevjeçar, për nxënësit romë dhe për nxënësit nga mësimi për disa lloje të profesioneve.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img