10.8 C
Skopje
Saturday, November 27, 2021

Martiali mund të largohet në janar nga Man Utd

Ylli i Manchester Unitedit, Anthony Marital mund të largohet nga klubi në afatin kalimtar të janarit.

Francezi ka qenë një zgjedhje e dytë apo e tretë deri më tani këtë sezon, veçanërisht me nënshkrimin e Cristiano Ronaldos nga Juventusi në ditën e fundit të afatit kalimtar veror.

Martialit, i cili pati një formë të dobët në sezonin e kaluar pasi shkëlqeu një vit më parë, mund të largohet në afatin e ardhshëm kalimtar.

Drejtuesit e Unitedit dhe trajneri Ole Gunnar Solskjaer kanë dhënë dritën jeshile për t’u larguar në janar.

Sipas mediumit Eurosport, Unitedi do ta lejoj Martialin të largohet në janar, por kërkon afërsisht 40 milionë funte për shërbimet e tij.

Ekziston edhe çështja e pagës së tij prej 250 mijë funtesh në javë, gjë që mund të jetë problem për shumicën e ekipeve që do të interesoheshin për nënshkrimin e tij.

Interi dhe Juventusi janë lidhur me Martial në sezonet e fundit, ndërsa së fundmi po përmendet edhe emri i Barcelonës. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img