5.8 C
Skopje
Thursday, December 7, 2023

Mariçiqi në takim me Eskobarin: SHBA vepron për përparim të rajonit të Ballkanit Perëndimor

Shkup, 21 shtator – Në takimin konstruktiv me Gabriel Eskobarin, i dërguari special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor dhe zëvendësndihmës sekretar i shtetit për Evropë dhe Euroazi, konfirmuam se partneriteti ynë strategjik forcon marrëdhëniet mes dy vendeve dhe aktivitetin tonë të përbashkët për progresin e gjithë rajonit drejt BE-së, deklaroi zëvendëskryeministri për Çështje evropiane, Bojan Mariçiq, pas takimit që u mbajt në Asamblenë e përgjithshme të Kombeve të Bashkuara.

Me kryeministrin Dimitar Kovaçevski, siç theksoi Mariçiq kanë shprehur gatishmërinë dhe vendosmërinë e Qeverisë për vazhdimin e të gjitha proceseve reformuese që janë me rëndësi vendimtare për përmirësimin e cilësisë së jetës së qytetarëve.

“Duke punuar për progres të ri në negociatat me BE-në, besojmë se në periudhën e ardhshme do të përmbushim pritshmëritë e aleatëve tanë dhe do të vazhdojmë në drejtim të anëtarësimit të shpejtë në BE, ndërsa SHBA do të vazhdojë të mbështes reformat në rrugën drejt BE-së”, theksoi zëvendëskryeministri Mariçiq.

SHBA, siç theksoi Mariçiqi, vlerëson vullnetin dhe qasjen serioze që ka Maqedonia e Veriut drejt eurointegrimeve dhe ruajtjes së stabilitetit dhe paqes në mbarë rajonin, gjë që na bën partner kredibil dhe të rëndësishëm të Aleancës së NATO-s, kontributi i së cilës njihet dhe vlerësohet.

Marketing
Related news