Shkup, 2 shtator – Ndryshimet e Kodit Zgjedhor do të shqyrtohen pas zbatimit të zgjedhjeve lokale. Ministri i Drejtësisë Bojan Mariçiq konsideron se nuk ka kurrfarë kuptimi tani të bëhen ndryshimet, as siç thotë duan të shqetësojnë cilindo ose të ndihmojnë dikë në procesin zgjedhor, me atë që mund të ndryshojnë rregulla, ndërsa të cilat drejtpërdrejtë ndikojnë në procesin zgjedhor.
“Ne, si Qeveri nuk planifikuam kurrfarë lëvizje, sepse pamë që kishte bllokadë dhe nuk mund të realizohej ndryshimi i Ligjit para pushimit veror në Kuvend. Megjithatë, tani vetëm nëse deputetët mendojnë se kanë, ka nevojë për ndonjë ndryshim, edhe pse është rëndë, duke e marrë parasysh atë që koha është e shkurtër deri në zgjedhje. Kuvendi punon që nga ky muaj, diku deri më 27 shtator, pastaj për shkak të fushatës sërish do të jetë në pushim”, thotë Mariçiq.
Potencoi se mbesin si Ministri e Drejtësisë dhe Qeveri nëse konfirmohet nevoja e ndryshimeve të Kodit zgjedhor para zbatimit të zgjedhjeve lokale, që të ndihmojnë në pjesën e formulimit dhe në mbështetjen për sjelljen e tij. Një pjesë e rekomandimeve të OSBE dhe ODIHR nuk janë të lidhura me afatet konkrete, por gjithçka varet nga vullneti dhe dinamika e Kuvendit