13.8 C
Skopje
Sunday, February 25, 2024

Mariçiq për vizitë në SHBA, do të takohet me Stefano Sanino dhe përfaqësues të tjerë të lartë

Shkup, 9 shkurt – Zëvendëskryeminsitri i Parë për Çështje Evropiane në Qeverinë teknike, Bojan Mariçiq prej sot ndodhet për vizitë pune dyditore në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Qëllimi i vizitës, siç kumtoi SÇE-ja, është pjesëmarrja në konferencën “The European Dream 2024: A Continent at the Crossroads“ në shkollën prestigjoze ” Harvard Kennedy School ” në Kembrixh, Masaçusets, e cila do të mbahet sot dhe nesër.

Zëvendëskryeministri Mariçiq gjithashtu do të realizojë takime me studentë nga vendi ynë dhe rajoni i Ballkanit Perëndimor të cilët ndodhen në universitetin e Harvardit.

Sipas SÇE-së, në kuadër të vizitës së zëvendëskryeministri Mariçiq do të realizojë takim me sekretarin e përgjithshëm të Shërbimit evropian për punë të jashtme (EEAS) i Bashkimit Evropian, Stefano Sanino dhe takime me përfaqësues të tjerë të lartë.

Marketing
Related news