Shkup, 17 shtator – Mbi 30 persona këtë vit kanë pasur status të personit i cili është në repart të hapur apo gjysmë të hapur të burgut dhe kanë mundësi të punojnë gjatë vuajtjes së dënimit me burg, deklaroi sot ministri i Drejtësisë, Bojan Mariçiq.
Statusi i të gjithë personave, theksoi Mariçiq, të cilët janë privuar nga liria dhe të cilëve u është marrë e drejta e lëvizjes së lirë rregullohet në relacionin mes Gjykatës, Drejtorisë për ekzekutim të sanksioneve dhe drejtorëve të burgjeve.
“Secili, që është privuar nga liria në burg apo paraburgim ka të drejta dhe obligime të caktuara, të cilat i shqyrtojnë dhe vendosin gjykatat. Për ne më me rëndësi është të mirëmbahet siguria publike, gjyqësia të funksionojë sipas ligjit dhe askush të mos ketë mundësi të ikë, të ndikojë ndaj dëshmitarëve apo ta përsërisë veprën”, deklaroi Mariçiq.
Lidhur me të burgosurit, Mariçiq tha se vigjilencë dhe përgjegjësi të plotë duhet të tregojnë Drejtoria për ekzekutimin e sanksioneve dhe drejtorët e burgjeve.
“Drejtorët e burgjeve bëjnë vlerësim dhe japin mendim rreth ndonjë personi, ndërsa Gjykata vendosë çfarë statusi do të ketë, megjithatë mendoj se në të gjitha këto raste prania dhe kufizimi i këtyre personave është e garantuar. Secili prej tyre ka status të konkret. Atë që e përmendët, Zoran Milevski Kiçeec sërish është në vazhdim të vuajtje së dënimit me burg në Burgun në Strugë, me të gjitha volitshmëritë e marra që i ka pasur paraprakisht nga Gjykata”, deklaroi Mariçiq.
Lidhur me Dragi Rashkovskin, ai tha se nëse pas miratimit të Gjykatës ishte në mjek, i tillë është rasti edhe me shumë të burgosur të tjerë.
“As që ka ndodhur ndonjë arrati, e as ndërkaq dikush ka qenë nën rrezik të tillë. Në secilin prej atyre rasteve, Gjykata duhet të vlerësojë dhe të veprojë, njejtë si edhe Prokuroria dhe drejtorët e burgjeve, sepse ata janë kompetentë për sigurimin e këtyre personave. Asnjëherë paraburgimi nuk duhet të jetë dënim, por duhet të jetë masë preventive kundër ndikimit ndaj dëshmitarëve, ikjes dhe përsëritjes së veprës dhe sistemi duhet me efikasitet t’i parandalojë të gjithë këta persona për të cilët ka indikacione”, deklaroi Mariçiq.