6.8 C
Skopje
Thursday, December 7, 2023

Maqedonia e Veriut ka nënshkruar shumë marrëveshje me Kosovën, por pak i ka implementuar ato

Shkup, 17 shtator – Bashkëpunimi mes Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës ka shënuar ngritje në vitet e fundit, gjatë kësaj periudhë këto dy vende kanë nënshkruar disa marrëveshje dhe memorandume, por që fatkeqësisht një pjesë e madhe e tyre nuk po zbatohen në praktikë, e kjo është shumë më e theksuar tek autoritetet e Shkupit, të cilat për vite me rradhë zvarrisi implementimin e tyre me arsyetime nga më të ndryshmet duke penalizuar qytetarët dhe bizneset në të dy vendet.

Si Maqedonia e Veriut ashtu dhe Kosova kanë qenë pjesë e Federatës Jugosllave, deri sa e para u shkëput lehtësisht dhe në mënyrë paqësore nga ajo, e dyta nuk e kishte të njejtin fat pasi ajo vuajti nga një agresion i tmerrshme që la pas mijra të vrarë dhe të zhdukur, e që kjo e kaluar e tmerrshme vazhdon edhe sot që ta ndjekë shoqërinë kosovare, shkruan Zhurnal.

Ndryshe nga Maqedonia e Veriut, e cila shpalli pavarsinë në vitin 1991, Kosova këtë e bëri shumë vite më vonë më saktësisht më 17 shkurt të vitit 2008, por që mëvetësinë e Prishtinës, Shkupi e njohu rreth 8 muaj pas duke e bërë atë një nga vendet e fundit në rajon dhe e 50-ta në botë që ka pranuar realitetin e ri të krijuar në Ballkanin Perëndimorë, ndërsa marrëdhëniet diplomatike mes vendeve u vendosën vitë më von që nga njohja zyrtare.

Që nga ajo kohë dy vendet kanë pasur raporte shumë të mira bilaterale dhe bashkëpunimi mes tyre është rritur nga vitit në vit, por që disa problematika kanë mbetur po të njejtat edhe përkundër zotimeve dhe marrëveshjeve se ata do të zgjidhen e që e gjithë kjo ka vështirësuar jo pak jetën e qytetarëve dhe bizneseve në të dy vendet.

Mbledhja e përbashkët mes dy qeverive që u mbajt dje ishte e para e këti lloj për këto dy vende, e që kjo mund të jetë një shtysë apo edhe motiv shtesë në drejtim të rritjes së bashkëpunimit mes dy shteteve, gjithashtu është edhe një inkurajim për të implementuar marrëveshjet të cilat janë nënshkruan dje apo edhe atyre të më hershmet që kanë mbetur në arkivat e institucioneve, shkruan Zhurnal.

Maqedonia e Veriut dhe Kosova deri më tani kanë nënshkruar 53 marrëveshje bashkëpunimi dhe memorandume përfshi 11 që u nënshkruan dje, të cilat prekin aspekte të ndryshme si ekonominë, infrastrukturën, energjetikën, turizmin, trasportin, inovacionin, zhvillimit teknologjik.

Në aspektin ekonomik, Maqedonia e Veriut ka një suficit të madh tregtar ndaj Kosovës, e duke përbërë një nga partnertët më të rëndësishëm tregtar të vendit tonë, dhe një nga të paktat shtete që ne më shumë eksportojmë se sa importojmë.

Të dhënat e Entit Statistikor sa i përket eksporteve dhe importeve me Kosovën:

Tregëtia e Jashtme e Maqedonisë së VeriutEksporti I-VI 2020Eksporti I-VI 2021Importi I-VI 2020Importi I-VI 2021
Kosovë129 920 Euro160 632 Euro16 717 Euro44 929 Euro

Maqedonia e Veriut ka suficit tregtar ndaj Kosovës me vlerë prej 115.703 euro në gjashtë muajt e parë të vitit 2021 dhe një rritje të eksporteve prej 30.712 euro në krahasim me periudhën e njejtë të një vitit më parë, shkruan Zhurnal.

Edhe përkundër këti fakti, marrëveshjeve dhe zotimeve për përmirsimin e infrastrukturës, Maqedonia e Veriut nuk ka bërë asgjë në drejtim, pasi rruga e cila mundëson lëvizjen e mallrave dhe njerëzve në drejtim të Kosovës, është në një gjendje katastrofale e kjo gjë ka penalizuar shumë bizneset e dy vendeve. Maqedonia e Veriut për 30 vite ka bërë shumë premtime për të rregulluar rrugën e cila lidh pikën kufitare të Bllacës e cila mundëson daljen në Kosovë, por që ende nuk është bërë dicka konkrete në këtë drejtim edhe pse punimet kanë filluar, por që të njejta po zvarriten pafundësisht.

Derisa në këtë pjesë nuk po bëhet asgjë për të përmirsuar infrastrukturën, e të njejtën nuk mund ta thuash për pjesët tjera të territorit, pasi atje po ndodh krejtësisht e kundërta, ku po hapen pika të reja kufitare dhe po investohet fuqishëm në përmirsimin e infrastrukturës. Kosova nga ana e saj ka përmbushur marrëveshjet dhe zotimet dhe ka bërë ndërtimi e infrastrukturës e cila lidh këtë pikë kufitare përmes autostradës Arbër Xhaferi, e pastaj me të gjithë pjesët tjera të vendit.

Ndonëse Maqedonia e Veriut më shumë eksporton se sa importon nga Kosova, ajo nuk ka ndërmarrë asgjë për ta lehtësuar këtë proces, pasi egzisotn vetëm një pikën kufitare ajo e Bllacës përmes së cilës mund të kalojnë mallrat në drejtim të Kosovës, e kjo ka shkaktuar vonesa dhe shpenzime shtesë për bizneset në dy anët e kufirit, shkruan Zhurnal.

Ndërimi i rrugës Tetovë-Prizren është premtuar për një kohë të gjatë nga të dy vendet, por që ndërtimit të saj duhet ti jap rëndësi Maqedonia e Veriut, pasi në këtë mënyrë do të kishte një rrugë alternative për dërgimin e mallrave në drejtim të Kosovës, por që vendi ynë ende nuk ka bërë asgjë në këtë drejtim edhe pse ajo duhet që të jetë promotori për ndërtimin e saj, pasi ne eksportojmë më shumë se sa importojmë nga Kosova.

Maqedonia e Veriut ka treguar se është e gatshme për të nënshkruar memorandume dhe bashkëpunime, por që ajo nuk e ka këtë aftësi edhe në reazilimin e tyre, ndonëse Kosova është nga të paktat shtetet që vendi ynë ka suficit tregëtarë, por që të njejtën nuk e kthen në investime për të lëhtuausr tregtinë mes dy shteteve.

Marketing
Related news