5.8 C
Skopje
Saturday, December 4, 2021

Maqedonia e Veriut do të pranojë vaksina Johnson & Johnson

Shkup, 23 shtator – Ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe në konferencën e sotme për shtyp njoftoi se Maqedonia e Veriut do të pranojë vaksina kundër koronavirusit, nga kompania Johnson&Johnson, shkruan Alsat. Vaksinat do të jenë donacion nga Danimarka.

“Presim këto ditë që edhe zyrtarisht Danimarka të publikojë donacionin e 250 mijë vaksinave nga prodhuesi Johnson, që do të kenë afat të përdorimit deri në vitin 2023”, theksoi Filipçe.

Ndryshe, vaksina e kompanisë amerikane Johnson&Johnson aplikohet me vetëm një dozë ndërkaq është e zhvilluar me teknologjinë standarde të vaksinave të mëhershme, respektivisht nuk përmban  teknologjinë m-RNA. Vendi deri më tani ka përdorur vaksinat Pfizer, Sputnik V, Sinopharm dhe Sinovac. Maqedonia e Veriut aktualisht ka në dispozicion 250 mijë vaksina të kompanisë Pfizer, 50 mijë doza të kompanisë kineze Sinovac dhe rreth 100 mijë vaksina të kompanisë Astra Zeneca.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img