Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka reaguar ndaj deklaratës së sekretarit amerikan të Shtetit, Antony Blinken në lidhje me zgjedhjet presidenciale në vend, duke thënë: “SHBA, mos ndërhyni në punët e brendshme të Venezuelës”.
Duke iu drejtuar mbështetësve të tij nga ballkoni i Pallatit Presidencial “Miraflores” në kryeqytetin Karakas, Maduro ka reaguar ndaj sekretarit amerikan Blinken. Ai tha se Venezuela është shtet sovran dhe se vullneti i popullit u manifestua në zgjedhje. “SHBA-ja po vjen për të thënë se ka një tjetër kryetar shteti në Venezuelë. SHBA, mos ndërhyj në punët e brendshme të Venezuelës”, theksoi Maduro.
Ai u bëri thirrje të gjithë kandidatëve që duan të kundërshtojnë rezultatet e zgjedhjeve të shpallura nga Këshilli Kombëtar Zgjedhor që t’i dorëzojnë procesverbalet e tyre Këshilli Kombëtar Zgjedhor dhe Gjykatës së Lartë të Drejtësisë së Venezuelës.
Maduro shtoi se ekonomia e Venezuelës ka kapërcyer shumë pengesa pavarësisht sanksioneve.
“Njerëzit nuk i besuan opozitës në zgjedhje dhe e dinin se kush ishte përgjegjës për sanksionet. Venezuela theu hiperinflacionin dhe arriti të stabilizojë kursin e këmbimit të dollarit për muaj të tërë”, tha ai.