23.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Lufta ndaj Covid-19, Fevziu: Vaksina, mënyra më e mirë për të zbutur efektet vrasëse të pandemisë

Ministrja e Shëndetësisë Ogerta Manastirliu, në kuadër të fushatës për vaksinimin e qytetarëve, ka publikuar mesazhin e gazetarit të njohur dhe drejtuesit të emisionit Opinion në Tv Klan, Blendi Fevziu.

Vaksinimi kundër Covid-19, shprehet Blendi Fevziu, është mënyra më e mirë për të reduktuar efektet vrasëse të virusit.

Unë jam vaksinuar, kam besur gjithmonë tek vaksina dhe do ti sugjeroja gjithëkujt që do të mbrohet të vaksinohet. Vaksinimin në gjykimin tim ishte zgjidhje më e mirë për të reduktuar sa mundemi efektet vrasëse të kësaj pandemie”, ka thënë Fevziu në mesazhin e tij.

Drejtuesi i Opinion shprehet se pandemia përshpejtoi vdekjet çka e bëri situatën më tronditëse.

“Ai që mund të quhej përjetimi personal që më ka ardhur nga pandemia ka qënë padyshim humbja e njerëzve të njohur. E miqve, personave të tjerë më të cilët më ka lidhur puna herë pas here, sa herë që një zile telefoni ose mesazhi lajmëronte ikjen nga kjo botë të një personi të njohur gjithmonë e ndjeja më të fortë këtë dhimbje, jo se ndarjet nga jeta janë të pazakonta, ato janë të zakonshme në jetën e përditshme, por fakti që pandemia i kishte përshpejtuar, linte gjithmonë një shije shpesh herë tronditëse.

Ajo që më ka bërë të reflektoj rreth pandemisë është fakti se si një fenomen i tillë i paparashikuar, i panjohur nga pjesa më e madhe e jona mund të krijonte një situatë të tillë, mbylljen e kufijve, kufizimin e lirisë së lëvizjes që brezi im e di me sa vështirësi e ka fituar”, thotë Fevziu.

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale ka nisur një fushatë ndërgjegjësimi për të sensibilizuar qytetarët për rëndësinë e vaksinimit ndaj Covid-19. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img