6.8 C
Skopje
Friday, February 3, 2023

LSDM nuk do të dëgjojë për zgjedhje, kërkojnë dorëheqje nga Mickoski

Shkup, 12 nëntor – Lidhja Social Demokrate e Maqedonisë nuk dëshiron të dëgjojë fare për zgjedhje të parakohshme përshkak se siç thonë, shteti është në prag të sfidave të mëdha. Nga atje i bëjnë thirrje liderit të VMRO-DPMNE-së, Hristijan Mickoski të jep dorëheqje, informon Zhurnal.

“Mickoski duhet të del para qytetarëve t’u kërkojë falje dhe të jep dorëheqje. Fshehja pas zgjedhjeve të shpejta me të vërtetë nuk ka kuptim para qytetarëve pas aq gënjeshtrave të thëna. Tani nuk është koha për zgjedhje, koha është për përgjegjësi sepse jemi të përballur para shumë sfidave siç është kriza energjetike, jeta e qytetarëve, pandemia, vazhdimi i rrugës drejt BE-së, dhe pikërisht për këtë koha është për përgjegjësi dhe jo për zgjedhje të parakohshme parlamentare”, thonë nga partia.

Nga LSDM thonë se në periudhën në vijim do të përpiqen ta rritin shumicën parlamentare, me qëllim që të mundësohet funksionim normal i Kuvendit dhe Qeverisë.//Zhurnal.mk

Latest news
Related news