4.8 C
Skopje
Wednesday, January 19, 2022

LSDM: Arsovska ka penguar punësimin e 20 zjarrfikësve në Shkup

Shkup, 4 dhjetor – Nga LSDM-ja sot përmes një komunikate kanë akuzuar kryetaren e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska se ka penguar punësimin e 20 zjarrfikësve të rinj në Shkup.

“Arsovska, për kapriço personale, anuloi shpalljen publike që ishte në përfundim të procedurave dhe me të cilin duhej të punësoheshin 20 zjarrfikës të rinj në Brigadën e Zjarrfikësve të Qytetit të Shkupit.

Ndonëse është evidente mungesa e zjarrfikësve në qytetin e Shkupit, Arsovska destruktive ka penguar punësimin e zjarrfikësve, me çka rrezikohet siguria e përgjithshme e qytetit dhe e qytetarëve”, thuhet në reagimin e LSDM-së

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img