14.8 C
Skopje
Tuesday, September 27, 2022

Lëvizja BESA: Kemi projekte konkrete për çdo komunë

Po hyjmë në javën e dytë të fushatës zgjedhore për zgjedhjet lokale të 17 Tetorit. Deri më tani fushata e Lëvizjes BESA është duke u zhvilluar sipas planifikimeve të Shtabit Qendror Zgjedhor. Fushata e Lëvizjes BESA zhvillohet në formë të kombinuar, me vizita të drejtpërdrejta të qytetarëve, në takime me fokus grupe të ndryshme si dhe në tubime qendrore nëpër gjitha komunat ku Lëvizja BESA ka garuar qoftë me listë për këshilltarë apo kanidatë për kryetar komune.

Në këto zgjedhje lokale, Lëvizja BESA është duke zhvilluar një fushatë pozitive, me kreativitet të theksuar dhe me një kyçje të theksuar dhe dominonte të forumit rinor dhe forumit të gruas. Fushata jonë është origjinale dhe tërësisht e fokusuar në promovimin e programit dhe ofertës politike të Lëvizjes BESA.

Shtyllat kryesore të ofertës tonë politike janë:

Komuna transparente dhe llogaridhënia.
Komuna digjitale
Arsim cilësor dhe zhvillim i jetës kulturore dhe sportive
përkrahje e parezervë e rinisë
Mjedis i pastër jetësor
Rend dhe siguri
zhvillim ekonomik dhe përkrahje e bizneseve lokale
zhvillim i turizmit rural, malor dhe agro-turizmit etj.
Ju bëjmë thirrje të gjithë qytetarëve, që të përqafojnë ofertën politike dhe programin e Lëvizjes BESA. Kemi ofruar kandidatët më të mirë, me integritet personal, profesionalizëm dhe tëdëshmuar në fushë veprimin e vet. Kemi projekte konkrete për çdo komunë, të gjitha këto projekte janë të vendosura në programet e çdo kandidati, me propozime konkrete për realizimin e të njëjtave.

Ne do vazhdojmë me përkushtim dhe intensitet të lartë të punojmë edhe në pjesën e mbetur të fushatës duke u munduar që të arrijmë te çdo lagje, çdo shtëpi dhe çdo qytetar.

Apelojmë edhe te oponentët politik që pjesa e mbetur e fushatës të kalojë në atmosferë të qetë dhe refleksioni i kësaj fushate të jetë në drejtim të organizimit të zgjedhjeve fer, demokratike dhe pa incidente.

Lëvizja BESA

https://www.facebook.com/levizjabesa.mk/videos/166650015639034
Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img