0.8 C
Skopje
Friday, January 27, 2023

Lëshohet në hapësirë sateliti që mbështet transmetimin video 4K dhe 8K

Kina lëshoi me sukses një satelit të ri të transmetimit të drejtpërdrejtë nga Qendra e Nisjes së Satelitëve e Xichang-ut në provincën Sichuan të Kinës Jugperëndimore.
Sateliti, “Zhongxing-9B”, u lëshua nga një raketë bartëse “Marshimi i Madh-3B” dhe hyri në orbitën e planifikuar.

Sateliti i ri është projektuar të funksionojë për 15 vjet dhe do të operohet nga Kompania e Komunikimit Satelitor e Kinës, njoftoi Korporata e Shkencës dhe e Teknologjisë Hapësinore e Kinës.

“Zhongxing-9B”, i pajisur me transponderë të krijuar posaçërisht, mund të mbështesë transmetimin e programeve video me qartësi të lartë 4K dhe 8K dhe të sigurojë shërbime të transmetimit të drejtpërdrejtë me cilësi të lartë për veprimtari të mëdha, siç janë Lojërat Olimpike Dimërore të Pekinit 2022.

Ky satelit do të ofrojë gjithashtu shërbime komunikimi në kohë dhe të besueshme për shpëtimin emergjent dhe ndihmën në fatkeqësi.

Latest news
Related news