33.8 C
Skopje
Monday, August 8, 2022

Lëndimi i Griezmann, është lajm i hidhur për Atletico Madridin

Antoine Griezmann kishte një ndikim të madh te Atletico Madridi në javët e fundit, duke marrë çmimin e lojtarit të ndeshjes për paraqitjen kundër Portos dhe më pas duke testuar Thibaut Courtoisin në pjesën e parë të derbit të Madridit.

Por, francezi u largua në pjesën e parë të asaj ndeshje pasi po ndjente dhimbje. Pas një ndërhyrje të ashpër nga Dani Carvajal në kyçin e këmbës, lojtari u pa se pësoi lëndim në këmbën e djathtë.

Testet e kësaj të marte konfirmuan se Griezmann ka një lëndim dhe ai pritet të mungojë në ndeshjet kundër Sevillas dhe Granadës të shtunën dhe të mërkurën.

Ky është një lajm më i keq për një Atleticon, me Diego Simeone që tani duhet të ristrukturojë sulmin e tij.

Joao Felix mund të startojë dhe trajneri argjentinas do të shpresojë se portugezi mund të dhurojë paraqitja të mira në pjesën e dytë të sezonit.

Ka pasur shumë lëndime tashmë për Colchoneros këtë sezon, por Griezmann ishte i disponueshëm për pjesën më të madhe të edicionit.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img