Shkup, 2 nëntor – Sot në Shkup ka pas aksion policor në Çair ku në një shtëpi është gjetur armë të ndryshme si dhe një sasi e madhe e municionit mëson jozyrtarisht agjencia e lajmeve Zhurnal.
Sipas informacioneve të parë në këtë aksion , tre persona janë të arrestuar, dhe hetimi po vazhdon edhe më tej, mëson zhurnal.mk
Agjencia e Lajmeve Zhurnal ka kontaktuar MPB ku e kanë konfirmuar informacionin, por për shkak se aksionit ende vazhdon, nuk deshën të japin informacione të detajuara. Informacione shtesë priten gjatë ditës së nesërme.