13.8 C
Skopje
Sunday, October 2, 2022

Lagja Dardania në Kumanovë e tha “Pastër”, me 17 tetor rrethon numrin 6

Kumanovë, 2 tetor – Mbrëmë në praninë e qindra aktivistëve të Koalicionit Alternativa dhe Aleanca për shqiptarët në lagjen Dardania në Kumanovë u vulos e vërteta e sloganit “Pastër”. U hap shtabi qëndror i koalicionit Alternativa dhe Aleanca për shqiptarët në Kumanovë!

Me këtë rast, para të pranishmëve u prezantuan kandidatët për këshilltar, duke nisur nga Abaz Selmani, Merlinda Kurtishi, Huzeir Mustafi, Naime Islami e deri te Driton Sulejmani. Po ashtu u prezantua edhe kandidati për kryetar komune, Bekim Saliu.

Para të pranishmëve fjalë rasti mori edhe deputeti i zonës, Elmi Aziri.

Përndryshe, karvani i koalicionit Alternativa dhe Aleanca për shqiptarët në Kumanovë vazhdon në ditët në vijim me aktivitete tjera të bujshme në prezantimin e programit si dhe në takim me qytetarët.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img