22.8 C
Skopje
Monday, May 23, 2022

Lady Gaga thotë se kishte veshur fustan antiplumb gjatë performancës në inaugurimin e presidentit Joe Biden

Lady Gaga zbuloi se ajo kishte veshur një fustan antiplumb kur perfomoi në inaugurimin e presidentit Joe Biden më 20 janar 2020.

Superylli 35-vjeçar foli për marrjen e masave paraprake shtesë në një intervistë për “British Vogue” ku foli për ‘frikën’ që ndjente kur Donald Trump ishte president.

Duke e quajtur performancën e saj në inaugurimin e 59-të presidencial “një nga ditët më krenare të gjithë jetës sime”, ajo zbuloi se fustani mahnitës i ngjyrës blu dhe i kuq që kishte veshur nga marka “Schiaparelli” ishte me masa sigurie.

Foto: Getty Images

Ylli i “House of Gucci” foli për ndikimi në karrierën e saj të kënduarit në inaugurimin e Presidentit të 46-të të Shteteve të Bashkuara përpara se të përmendte rastësisht fustanin e saj antiplumb, shkruan DailyMail.

“Kjo duhet të jetë një nga ditët më krenare të gjithë jetës sime. Ashtu si shumë njerëz në Amerikë, unë ndjeva një frikë të thellë kur Trump ishte president, është diçka për të cilën do të jem në gjendje t’u tregoj fëmijëve të mi gjithçka”, tha Gaga.

Foto: Getty Images

“Duke kënduar me një fustan Schiaparelli antiplumb. Nuk e di nëse njerëzit e dinë këtë për mua, por nëse nuk do të isha kjo që jam sot, do të kisha qenë një gazetar luftarak. Kjo ishte një nga ëndrrat e mia”, vazhdoi të thoshte ajo.

“Kur isha në kryeqytet, një ditë para inaugurimit, mbaj mend që ecja përreth dhe kërkoja prova të kryengritjes”, shtoi këngëtarja e “Poker Face” për atmosferën e kryeqytetit më 6 janar.

Foto: Getty Images

Gaga u ngjit në skenë në inaugurim dhe këndoi pak para se të betohej nënpresidentja Kamala Harris.

Sigurisht që siguria ishte në nivelin më të lartë të të gjitha kohërave mes gjendjes së trazirave politike, me agjencitë federale të zbatimit të ligjit dhe shërbimin sekret që nisën një mobilizim sigurie që ishte i pari i këtij lloji në historinë e SHBA.

Foto: Getty Images

Kryeqyteti i SHBA dhe ndërtesat e tjera federale në Washington, u mbështetën nga 15,000 trupa të gardës kombëtare, si dhe mijëra policë. /Telegrafi/

Foto: AP

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img