23.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

Labi jep lajmin e mirë, thotë se Ambasada në Shkup e ka ftuar nënën e vajzës së sëmurë për të shikuar mundësinë e pajisjes me vizë

Këngëtari dhe ish-deputeti, Labinot Tahiri, ka dhënë një lajm të mirë para pak minutash në lidhje me rastin e qytetares Merita Hoxha-Maksuti.

Ai ka bërë një njoftim në rrjete sociale duke treguar se Ambasada e Austrisë në Shkup ka ftuar sërish nënën e vajzës së sëmurë, e cila ndodhet në Austri, për të shikuar mundësinë se si mund të pajiset me vizë.

Kjo vjen falë reagimeve të shumta që janë bërë në rrjete sociale duke qenë se postimi i saj ishte shpërndarë gjithandej.

https://www.facebook.com/LabinotTahiriOfficial/posts/417704723059654

Postimi i plotë i Labit (pa ndërhyrje):

“Nuk ka më mirë se kur marrim lajme të mira me mëngjes bre

MIRËMENGJESI SHQIPTAR

Pas thirjeve tona tani lajm më i mirë

Tani u zgjova nê mêngjes me lajmin e mirë ku Ambasada dhe stafi i saj i nderuar, ka ftuar sërish nanën e vajzës e cila është në Austri, për të shikuar mundesinë se si me u paisur ajo zonjē me Vizë.

Faleminderit që se bashku u munduam të bejmë një punë të mirë si shërbetor të Zotit në tokën tonë.

Lutuni që NANA të arrijë sa më parë tek vajza

YES

Labi, Kosovë e Shqipërisë”.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img