Jurgen Klopp befasoi tifozët e futbollit në mbarë botën, kur para disa ditësh njoftoi se mund të mos kthehet më si trajner. por përdoruesit e rrjeteve sociale kanë gjetur shpejt një zëvendësues të trajnerin gjerman.
Një nga trajnerët më karizmatikë dhe më të dashur njoftoi se nuk do të angazhohej më në stërvitje pasi u largua nga Liverpooli në fund të këtij sezoni dhe shumë tifozë u bfasuan kur klubi i Shakhtar Donetsk, postoi një foto të Igor Grskovic në stërvitjen.
Bëhet fjalë për një fizioterapist nga Kroacia, fotografia e të cilit vërshoi rrjetet sociale për shkak të ngjashmërisë me trajnerin gjerman, madje klubi i Shakhtar bëri edhe shaka me këtë gjë.
“Jo, ky nuk është Jürgen Klopp. Ky është fizioterapisti ynë Igor Grskovic”, kanë shkruar ata në Twitter.
Nuk ka shumë informacione për Grskovic në internet.
Klopp pas pensionimit të tij të paralajmëruar do të mbahet mend si një nga ekspertët më të mirë në 20 vitet e fundit apo më shumë.
Në karrierën e tij, ai ishte dy herë kampion i Gjermanisë me Borussia Dortmund, ku fitoi edhe Kupë dhe Superkupën e Gjermanisë. Nga ana tjetër, ai i ktheu Liverpoolit titullin e kampionit të Anglisë pas 30 vjetësh dhe koleksionit të tij i shtoi një Ligë të Kampionëve, FA Cup, dy Kupa të Ligës, Community Shield, Superkupën e UEFA-s dhe Kupën e Botës për Klube.