22.8 C
Skopje
Monday, May 23, 2022

Kuzhinë e re për 900 fëmijë të çerdhes “Fidani” në Çair (FOTO)

Shkup, 29 tetor – Kopshti për fëmijë “Fidani” duket edhe më i bukur me renovimet e fundit, të cilat i inspektova edhe nga afër bashkë me drejtorin e NP “Parqet dhe Gjelbërimet”, Ardijan Muça – Faqja zyrtare.

Drejtoresha Gzime Bakiu gjatë vizitës që i bëmë sot kopshtit na informoi se sapo ka përfunduar rinovimi i kuzhinës kryesore dhe e cila është tanimë tejet moderne. Është bërë ndërrimi i pllakave, i dyerve, ndërrimi i aspiratorit për tërheqjen e avullit që është donacion nga ndërmarrja “Eftinija Impex”.

Dhe në këtë kuzhinë përgatitet ushqimi për 900 fëmijë të 5 objekteve të kopshtit “Fidani”.

Ndërsa në këtë Kopsht ekipet tona komunale kanë ndërtuar murin dhe rrethojën e oborrit, kemi vendosur tërësisht edhe lodra të reja për fëmijët në oborr, ndriçim të ri, e me NP Parqet dhe Gjelbërimet kemi rregulluar edhe oborrin e kopshtit të fëmijëve duke mbjellë fidanë të ri, lule e bari. Po ashtu është bërë edhe adaptimi i një hapësire-klasë, duke u mobiluar me karrige dhe inventar të nevojshëm si dollapë e tavolina.

Përkujtoj se në Komunën e Çairit në ndërtim është edhe Kopshti më i madh për fëmijë në vend “Bambi” që do të jetë me kapacitet për 350 fëmijë.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img