33.8 C
Skopje
Monday, August 8, 2022

Kuzeska: Pritjet që Bullgaria ta heqë bllokadën janë arsyetuar

Shkup, 15 dhjetor – Si shtet ne kemi bërë gjithçka për plotësimin e kushteve dhe për fillimin e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Pritjet që Bullgaria ta ngritë rampën dhe ta heqë bllokadën në frymën e vlerave evropiane me të vërtetë janë arsyetuar, theksoi zëdhënësja e LSDM-së Bogdanka Kuzeska, duke i komentuar lajmet e mbrëmshme për vendin nga Brukseli.

Rreth cilësimeve për mbajtje të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare, Kuzeska theksoi se qëndrimi i LSDM-së është i qartë, se nuk është koha të mbahen.

“Kriza politike mbaroi. Ndërtuam shumicë parlamentare e cila është stabile. Qëndrimi i LSDM-së në lidhje me zgjedhjet e parakohshme parlamentare me të vërtetë është i qartë. Ne mendojmë se nuk është koha për zgjedhje parlamentare dhe se nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohshme parlamentare, por që koha është për përgjegjësi, të përballur me këto sfida, siç janë kriza energjetike, situata me pandeminë dhe gjithë ajo para së cilës qëndrojmë të drejtuar”, ka potencuar Kuzeska.

Zëdhënësja e LSDM-së potencoi se është rrumbullaksuar procesi me Alternativën dhe se shumica parlamentare është stabile.

Zëdhënësja potencoi se LSDM-ja si parti përgjegjëse, përmes institucioneve që i udhëheq, gjatë gjithë kohës ndërmerr masa për mbrojtje dhe përparim të standartit ekonomik të qytetarëve.

Ajo potencoi se edhe në vitin 2022 do të vazhdojë rritja e pagës minimale, për të cilën lidhet marrëveshje me sindikatat dhe sektorin e biznesit, ndërsa do të vazhdojë edhe rritja e pensioneve, me qëllim të përforcimit të standartit jetësor dhe sigurim i më shumë parave në çdo familje.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img