21.8 C
Skopje
Monday, May 23, 2022

Kurti për rritjen e çmimeve: Pasojat e pandemisë po ndikojnë edhe në Kosovë, po punojmë të kemi një pako të masave

Kryeministri Albin Kurti në mbledhjen e fundit të Qeverisë së Kosovës ka komentuar gjendjen e fundit lidhur me rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore.

Kurti tha se pasojat e pandemisë COVID-19 kanë ndikuar edhe në Kosovë që të ngritën çmimet e shumë produkteve esenciale.

”Pasojat e pandemisë po e afektojnë edhe Kosovën duke ndikuar në ngritjen e çmimeve të shumë produkteve esenciale. Statistikat e Bankës Botërore tregojnë se 78.5 për qind e kompanive prodhuese në Kosovë përdorin materiale të importuara ose furnizime të tjera me origjinë të huaj, mesatarisht 47.4 për qind e inputeve totale janë të importuara”, tha Kurti, përcjell Telegrafi.

Ai ka shtuar se janë duke punuar që në ditët në vijim do të ketë një pako të masave për ndihmë ndaj qytetarëve.

“Ky është mesazh i qartë i prodhimit dhe eksportit dhe drejt një zhvillimi më të qëndrueshëm. I lus qytetarët për qetësi e durim, po u kërkoj edhe tani teksa po punojmë që ditëve në vijim të kemi një pako masash që u vijnë në ndihmë qytetarëve”, ka përfunduar ai.

Ditëve të fundit është vërejtur një rritje e theksuar e çmimeve për produktet bazë të konsumit. Ku sipas Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), norma vjetore e inflacionit në muajin shtator ka arritur në 4.9 për qind.

Agjencia thotë se Indeksi i tërësishëm i Harmonizuar i Çmimeve të Konsumit (IHÇK) është rritur kryesisht te produktet e mishit, qumështit, perimet, uji e lëngjet, lëndët djegëse dhe shërbimet hoteliere.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img