2.8 C
Skopje
Sunday, November 28, 2021

Kurti: Kosova dhe Shqipëria jo vetëm që njohin njëra-tjetrën, por kemi besim të plotë tek njëra-tjetra

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti dhe ai i Shqipërisë, Edi Rama kanë mbajtur një konferencë për media pas takimit që patën në Qeverinë e Kosovës.

Me këtë rast, kryeministri Kurti ka falënderuar Edi Ramën për vizitën në Kosovë pas marrjes së mandatit të tretë në krye të Qeverisë së Shqipërisë.

“Mandatet e të dy qeverive tona, i kemi marrur në një kohë me përplot sfida përballja me pandeminë COVID-19 me variantin Delta, rimëkëmbje ekonomike dhe zhvillimi i institucioneve demokratike janë disa prej sfidave tona për tejkalimin e të cilave do të angazhohemi së bashku.Kosova dhe qytetarët i gëzohen progresit në Shqipëri dhe zhvillimit të shqiptarëve kudo ndërkaq për realizmin e tyre Qeveria e Kosovës dhe unë mbetemi në gatishmëri të plotë.Përtej sfidave dy qeveritë tona kanë mundësi e potencial për të realizuar projekte. Ne duhet të rrisim bashkëpunimin për më shumë drejtësi, barazi, zhvillim e mirëqenie për shqiptarët në të dy anët e kufirit dhe në gjithë rajoni.Ndërlidhja në mes dy vendeve për heqjen e barrierave që shkaktojnë pengesa mes nesh është e domosdoshme për qytetarët dhe ekonomitë tona”, tha Kurti, transmeton lajmi.net.

Kryeministri Albin Kurti theksoi se do të punojnë që tregu të jetë sa më unik që qytetarët, shërbimet, kapitali e mallrat të lëvizin sa më lirshëm.

“Nëse ka vende se ku mund e duhet të bëhet sa më shpejtë është pikërisht Kosova dhe Shqipëria sepse jo vetëm që njohin mirë njëra-tjetrën, por kemi besimin e plotë tek njëra tjetra.Biseduam për të gjitha fushat e qeverisjes sonë të mirë dhe në veçanti u zotuam që e shohim si tejet të rëndësishëm koordinimin dhe sinkronizimin gjithandej.Në takimin e sotëm biseduam edhe për avancimin për zbatimin e marrëveshjeve ekzistuese nga viti 2014 e deri më tani janë mbajtur 6 mbledhje ku janë nënshkruar rreth 150 marrëveshje, memorandume e protokolle.Biseduam edhe për mbledhjen e përbashkët, për çfarë u vendos që të fillon përgatitjet nga kabinetet tona që mbledhja të jetë në gjysmën e dytë të muajit nëntor.U dakorduam që të kemi edhe një sekretariat kordinues për marrëdhëniet tona bilaterale e i cili do të udhëhiqet nga Gentian Sala, që ka dy pasaporte, atë të Shqipërisë dhe të Kosovës”, shtoi ai.

https://www.facebook.com/lajminet/videos/2338278946307208

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img