-3.2 C
Skopje
Thursday, December 9, 2021

Kuqezinjtë tanë përballë Polonisë së Lewandowskit: E vështirë, por jo e pamundur

Sot (e enjte), në orën 20:45, në “PGE Narodowy” të Varshavës do të startojë ndeshja kualifikuese e Grupit I, mes Polonisë dhe Shqipërisë.

Nën gjykimin e një tresheje italiane, të përbërë nga Filippo Meli, Ciro Carbone dhe Maurizio Mariani, dy kombëtaret do të synojnë suksesin, që të rivalizojnë për vendin e dytë, sepse kreu me gjasë do të jetë i “pushtuar” nga Anglia, favorites absolute në grupin eliminator për Katar 2022.

Aktualisht, Polonia ka katër pikë, ndërsa Shqipëria gjashtë pikë. Polakët janë të pamposhtur në tetë ballafaqimet e luajtura ndaj kuqezinjve, me gjashtë fitore dhe dy barazime, sipas statistikave të UEFA-s.

Shqipëria rrezikon sonte shumë, por që duhet patjetër të fitojë. Në aspektin e rrezikut, me nga një kartonë të verdhë janë të ndëshkuar Keidi Bare, Sokol Cikalleshi, Berat Gjimshiti, Klaus Gjasula, Elseid Hysaj dhe Rey Manaj, e një i dyti do t’i penalizonte për ndeshjen e radhës.

Kujtojmë se kombëtarja e drejtuar nga Edy Reja do t’i luajë në shtëpi dy ndeshjet pasuese, ndaj Hungarisë (5 shtator) dhe San Marinos (8 shtator).

Në këtë fushatë kualifikuesesh, kuqezinjtë janë ndeshur me Andorrën, Anglinë dhe San Marinon, duke marrë dy fitore ndaj modestëve në grup dhe humbur ndaj Tre Luanëve.

Për momentin kryeson Anglia me nëntë pikë, e ndjekur nga Hungaria me shtatë pikë dhe Shqipëria me gjashte pikë. 

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img