0.8 C
Skopje
Thursday, December 9, 2021

“Kunja” me fjalë ofenduese mes kryeministrit Zaev dhe “majtistëve” të Apasievit

U shënua tetëdhjetë vjetori nga fillimi i Luftës Çlirimtare Popullore. Në Prilep u vendosën kurora lulesh! E deri sa Kryeministri po nderonte tek “Tuma e të pamposhturve”, disa persona që mbanin bluza të “Së majtës” u pozicionuan para monumentit, duke i detyruar krerët shtetëror që të kalojnë anash. E për një moment pati hedhje fjalësh mes kryeministrit dhe grupit që qëndronin para monumentit.

 “Nuk ke fytyrë të paraqitesh këtu”.  

“Ky nuk është territori juaj”…

“Të rekomandoj të vizitohesh në psikiatër”.

Lule u vendosën në disa qytete të vendit, në përkujtim të atyre që u ngritën kundër fashizmit.

 “Është fakt i pa kontestueshëm historik se kryengritja në radhët e saj kishte të gjithë ideologjitë dhe lëvizja çlirimtare popullore . Në një front të përbashkët kanë hyrë edhe anti-fashistët dhe demokratët dhe komunistët. Në radhët partizane kanë marr pjesë edhe ilendenasit e vjetër edhe luftërat spanjoll dhe studentët. Mes tyre kishte maqedonas, shqiptarë, turq, vlleh, romë, serbë, boshnjak, hebrenj, të krishterë, mysliman, dhe ateist”, deklaroi Stevo Pendarovski – president i Maqedonisë së Veriut.

Kryeministri ishte në Prilep, por nuk mbajti fjalim. Urimin e bëri përmes rrjeteve sociale. Theksoi se luftëtarët e Luftës Çlirimtare Popullore që e dhanë jetën e tyre për liri, na e kanë dhënë shtetin si shtëpi të të gjithëve, si shtëpi të lirisë!

 “E kemi detyrë patriotike gjithmonë të jemi të bashkuar në kultivimin e shoqërisë tonë të drejtë.  Shënimi i datave të mëdha, nderimi i të gjithë paraardhësve tanë që janë pjesë e shtet formimit dhe lirisë është vetëm një pjesë e obligimit tonë ndaj së kaluarës dinjitoze. Sot i kujtojmë dhe u përulemi të gjithë atyre që asnjëherë nuk e pyetën veten për çmimin e lirisë, drejtësisë dhe barazisë sociale”, tha kryeministri Zaev.

Edhe kryeparlamentari Talat Xhaferi në rrjetin social uroi 11 tetorin, duke thënë se ajo dëshirë për liri, kontribuoi edhe në ndërtimin e shtetësisë.

 “Sot shënojmë 80 vite jubilare nga dita kur luftëtarët e gjeneratës antifashiste e zgjodhën anën më të vështirë, por të drejtë duke e ruajtur kështu dinjitetin e vet, njerëzimin dhe solidaritetin me çka kontribuuan për një botë më të mirë, më humane dhe më të civilizuar. Ajo dëshirë për liri, kontribuoi edhe në ndërtimin e shtetësisë”, potencoi kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi.

Kryengritja e armatosur filloi më 11 tetor të vitit 1941 kur luftëtarët nga Aradhat e para partizane të Prilepit e sulmuan patrullën policore bullgare dhe rrjetin telefoniko-telegrafik në Prilep, gjë që e shënoi fillimin e kryengritjes së organizuar të popullit kundër okupatorit bullgar, italian dhe gjerman për çlirimin final të vendit. Ditën tjetër, më 12 tetor, doli edhe Aradha partizane e Kumanovës.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img