13.8 C
Skopje
Tuesday, May 24, 2022

KSHZ zyrtarisht publikon rezultatet nga raundi i dytë i zgjedhjeve lokale

Shkup, 1 nëntor – Komisioni Shtetëror i Zgjedhjeve (KSHZ) sot në konferencë shtypi i kumtoi rezultatet e para zyrtare të raundit të dytë të zgjedhjeve lokale sipas të cilave Shkupi dhe 43 komuna në vend u bënë me kryetarë komunash. Rezultatet e para zyrtare, siç informoi kryetari i Komisionit, Aleksandar Dashtevski, janë në bazë të procesverbaleve që komisionet zgjedhore komunale ia kanë dorëzuar KSHZ-së.

Në pajtim me të dhënat e publikuara fillestare VMRO-DPMNE dhe koalicioni “Për një Maqedoni më të mirë” në raundin e dytë të Zgjedhjeve lokale fituan pozita të kryetarëve të komunave në 20 komuna edhe atë në Manastir, Bërvenicë, Vasilevë, Vevçan, Gjevgjeli, Demir Hisar, Zelenikovë, Konçe, Koçan, Kratovë, Llozovë, Makedonska Kamenicë, Makedonski Brod, Novo Sellë, Pehçevë, Ohër, Rankovcë, Resnjë, Çeshinovë-Obleshevë dhe Radovish.

Koalicioni “Më e mira për komunën time” i kryesuar nga LSDM fitoi pozita të kryetarëve të komunave në shtatë komuna – Demir Kapi, Probishtip, Rosoman, Nagoriçan të Vjetër, Çashkë, Çuçer Sandevë dhe Qendër. Shtatë pozita të kryetarëve të komunave në raundin e dytë i fitoi BDI edhe atë në Haraçinë, Bogovinë, Dollnen, Kërçovë, Strugë, Tearcë dhe Çair.

Aleanca për Shqiptarët dhe Alternativa kanë kryetarë komunash në Vrapçisht dhe Gostivar, ndërsa BESA në Zhelinë dhe Tetovë.

GROM ka kryetar të ri në Karposh, PDSH në Studeniçan, ndërsa koalicioni PLD dhe RDM e fitoi një pozitë të kryetarit në Shuto Orizare.

Kandidatët e pavarur fituan në Debarcë, Kumanovë dhe Shkup.

Në raundin e parë të votimit, nga koalicioni i kryesuar nga VMRO-DPMNE, kryetarë u zgjodhën në: Aerodrom – Timço Mucunski, Bosillovë – Risto Mançev, Butel – Darko Kostovski, Veles – Marko Kolev, Vinicë – Mile Petkov, Gazi Babë – Boban Stefkovski, Gjorçe Petrov – Aleksandar Stojkovski, Gradsko – Kiro Nackov, Zërnovc – Borço Kocev, Ilinden – Aleksandar Gjorgievski, Jegunocë – Dimitar Kostadinovski, Kavadar – Mitko Jançev, Karbinc – Viktor Paunov, Mogillë – Draganço Sabatkovski, Negotinë – Goran Stojanov, Novac – Stevçe Stevanovski, Petrovec – Borçe Mitevski, Prilep – Borçe Jovçevski, Sveti Nikollë – Dejan Vlladev, Sopishte – Stevçe Tërpkovski, Shtip – Ivan Jordanov.

Nga LSDM dhe koalicioni “Më e mira për komunën time” kryetarë të zgjedhur ka në komunat Berovë – Zvonko Pekevski, Bogdanc – Bllazhe Shapov, Vallandovë – Pero Kostadinov, Dellçevë – Goran Trajkovski, Dojran – Ango Angov, Kriva Pallankë – Sashko Mitovski, Krivogashtan – Nikolçe Mickovski, Krushevë – Tome Hristovski, Strumicë – Konstantin Kostadinov, Në likovë dhe Saraj në raundin e parë janë zgjedhur dy kryetarë komunash nga BDI, përkatësisht Erkan Arifi, gjegjësisht Blerim Bexheti.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img