Shkup, 27 tetor – Zhurnal.mk – Komisioni Shtetëror Zgjedhor vetëm një ditë pasi vendosi që të vlejnë edhe fletat e pavulosura, ndryshoi mendim. KSHZ e anuloi ndryshimin e propozuar për fletvotimet e vlefshme dhe të pavlefshme që parashihte që edhe fletat e pavulosura të llogariten si të vlefshme, në rast nëse bordi zgjedhor haron t’i vulosë, informon Zhurnal.
Pas seancës së sotme, të vlefshme do të llogariten vetëm fletat e vulosura. Ky vendim vjen pas reagimeve të shumta negative në opinion duke dyshuar për manipulime zgjedhore.
Më herët, KSHZ sqaroi se Gjykata Kushtetuese ka vendosur që fletat e pavulosura të mos vlejnë, e përshkak kësaj, në një vendvotim në Shuto Orizare do të ketë rivotim.//Zhurnal.mk