19.8 C
Skopje
Thursday, March 28, 2024

Kryeministrja e Zelandës së Re shtyn martesën për shkak të numrit të madh të rasteve me coronavirus

Kryeministrja e Zelandës së Re, Jacinda Ardern, ka zbuluar se ka shtyrë martesën pasi që vendi i saj vazhdon të goditet nga vala e re e coronavirusit – si pasojë e përhapjes së variantit të ri Omicron.

Duke folur në një konferencë për media lidhur me COVID-19, Ardern tha se autoritetet shëndetësore kanë raportuar nëntë raste të Omicronit në një shtëpi private në Motuuek.

Kjo familje gjatë vikendit të kaluar kishte udhëtuar në Auckland për të marrë pjesë në ceremoninë martesore, varrim dhe në një park lodrash në një atraksion turistik.

Ardern i tha gazetarëve: “Martesa ime nuk do të ndodhë, por po i bashkohem shumë qytetarëve tjerë të vendit tim, që kanë përjetuar një përvojë të njëjtë si rezultat i pandemisë”.

E pyetur sesi po ndihet për vendimin e marrë për shtyrje të martesës që është dashur të mbahet këtë verë, Ardern tha: “E tillë është jeta”.

Muajin e kaluar, Zelanda e Re ka shtyrë sërish hapjen e kufijve deri në fund të muajit shkurt – nga frika se Omicron mund të shkaktoj më shumë infektime. 

Marketing
Related news