2.8 C
Skopje
Sunday, November 28, 2021

Kryeministri Rama poston videon e shkollës së rindërtuar në Tiranë: Një tjetër shembull i ambicies sonë për Shqipërinë 2030

Kryeministri Edi Rama e ka nisur mëngjesin e kësaj të marte me një video nga shkolla e rindërtuar ‘Mervete Peza’ në Tiranë.

Rama ka uruar për një ditë të mbarë ndjekësit e tij në rrjetin social “Facebook”, duke postuar pamjet e transformimit të shkollës 9-vjeçare dhe nxënësit teksa vrapojnë drejt bankave të tyre.

“MIRËMËNGJES dhe me nxënësit që kthehen në një tjetër shkollë të rilindur, shkolla “Mervete Peza” në Tiranë, sot një tjetër shembull i ambicies sonë për Shqipërinë 2030, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan kryeministri bashkangjitur videos.

https://www.facebook.com/ediramaal/videos/386795216520459/
Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img