26.8 C
Skopje
Saturday, August 13, 2022

Kritika për luftën kundër korrupsionit në Maqedoni

Shkup, 14 dhjetor – Bashkimi Evropian, në raportin e vet tërheq vërejtjen e institucioneve të Maqedonisë se nuk i respektojnë rekomandimet e dhëna, nga Komisioni Kundër Korrupsionit. Ai thekson rolin aktiv të Antikorrupsionit në luftën kundër njërit prej problemeve më të mëdha në vend, korrupsionit në të gjitha nivelet.

“Këshilli thekson rëndësinë që institucionet përkatëse t’i ndjekin rekomandimet e Komisionit Shtetëror për Parandalimin e Korrupsionit, i cili ka qenë veçanërisht proaktiv në parandalimin e korrupsionit”- thuhet në draftin e BE-së.

Sipas ish ekspertit kundër korrupsionit, Voisllav Zafirovski, mosbashkëpunimi i institucioneve në vend për rekomandimet e Komisionit kundër korrupsionit është si pasojë e mosfunksionimit të shtetit ligjor. Sipas tij, institucionet duhet të respektojnë programin e anti- korrupsionerëve shtetërorë. Zafirovski në pozicionin qeveritar kundër korrupsionit sheh ndërhyrje direkte në punën e Komisionit kundër korrupsionit.

“Vetëm kjo çon në shpërbërjen e sistemit për luftën kundër korrupsionit. Kështu që, institucionet aktuale duhet të mendojnë se çfarë dhe si bëjnë. Para së gjithash, në Republikën e Maqedonisë ekziston një lloj rendi juridik dhe duhet ta respektojnë atë. Lufta kundër korrupsionit nuk është luftë e këtij apo atij, por është luftë e të gjitha institucioneve, veçanërisht të institucioneve shtetërore që duhet të merren me këtë problem të hidhur që e ka kapluar Maqedoninë 30 vjet”-deklaroi Voisllav Zafirovski, ish anëtar i anti- korrupsionit.

“Transparency International” ka renditur Maqedoninë në vendin e 111-të nga 180 vende sipas Indeksit të perceptimit të korrupsionit. Hulumtimi i fundit i Qendrës maqedonase për bashkëpunim ndërkombëtar, ka treguar se në vend korrupsioni është problemi kryesor i qytetarëve.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img