13.8 C
Skopje
Sunday, October 2, 2022

Krisma nga dy persona te kazerma e Shkupit, ushtari gjuan në ajër

Një epror në kazermën e Shkupit ka njoftuar policinë se ushtari kujdestar është detyruar të gjuaj, pasi në drejtim të tij kanë lëvizur dy persona, të cilët nuk e kanë respektuar urdhërin për ndalesë. Rasti ka ndodhur mbreme në ora 22 e 40 minuta, në anën e kazermës kah rruga “Brigada Maqedono Kosovare”. Ushtari ka gjuajtur në ajër në formë paralajmërimit, transmeton Zhurnal. Ai e ka njoftuar eprorin se pastaj ka dëgjuar krisma edhe nga ana e dy personave. Policia ka dalë menjëherë në vendin e ngjarjes për të hetuar rastin.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img