14.3 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Krasniqi takohet me zyrtarë të lartë amerikanë, diskutohet për bashkëpunim me komunat e Kosovës

Ministri i Administrimit të Pushtetit Lokal në Republikën e Kosovës, Elbert Krasniqi, është takuar me disa zyrtarë të lartë amerikanë në shtetin e Iowas.

Atje ai është takuar me Senatorin e Shtetit Zach Nunn, Sekretarin e Shtetit Michael Ross dhe Drejtoreshën Ekzekutive të IOWA Sister States Karla McCollum.

Ai ka treguar për çfarë është diskutuar në këto takime.

“Në kuadër të vizitës zyrtare në shtetin e IOWA-s, pata kënaqësinë të takoj Senatorin e Shtetit z. Zach Nunn, zv. Sekretarin e Shtetit z. Michael Ross dhe Drejtoreshën Ekzekutive të IOWA Sister States znj. Karla McCollum, me të cilët diskutuan rreth bashkëpunimit të deritanishëm ndërmjet komunave të Kosovës dhe qyteteve të IOWA-s, si dhe fuqizimin e mëtejmë të bashkëpunimit në qeverisje elektronike dhe digjitalizim të shërbimeve, rini, shkëmbim të eksperiencave, zhvillim ekonomik lokal dhe fusha të tjera”, ka shkruar ai në Facebook.

“Në këtë takim, vlerësova lartë bashkëpunimin ndërmjet dy vendeve partnere, duke shprehur mirënjohjen dhe falënderimin për gjithë mbështetjen dhe ndihmën të cilën ShBA-të e kanë dhënë për Kosovën në të gjitha proceset dhe fazat e saj të shtetndërtimit”, përfundoi Krasniqi.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img