13.8 C
Skopje
Sunday, February 25, 2024

Kovaçevski, Shekerinska, Klinbegeil dhe Kurti disa nga pjesëmarrësit në panel – diskutimin për Ballkanin Perëndimor

Shkup, 9 shkurt – Panel – diskutim në temë “Politika progresive – përgjigje e sfidave të vendeve të Ballkanit Perëndimor” do të mbahet sot, në orën 18:30, në Hamamin e Daut Pashës në organizim të Fondacionit Fridrih Ebert – zyra në Shkup.

Ngjarja do të fillojë me fjalime hyrëse të nënkryetares së Partisë së Socialistëve Evropianë (PES) Radmilla Shekerinska dhe përfaqësuese e Fondacionit Fridrih Ebert, Helen Kortlaender. 

Në panel fjalime të tyre do të kenë kryetari i Partisë Socialdemokrate të Gjermanisë, Lars Klingbail, njeriu i parël i LSDM-së Dimitar Kovaçevski, lideri i Lëvizjes “Vetëvendosje” dhe kryeministër i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, nënkryetarja e Partisë Demokratike të Serbisë, Dragana Rakiq, lideri i Partisë për Liri dhe Drejtësi (SPP) Dragan Gjilas, pastaj, njeriu i parë i Partisë Socialdemokrate të Malit të Zi, Ivan Vujoviq, nënkryetari i Partisë Demokratike të Socialistëve të Malit të Zi, Ivan Vukoviq. 

Në panel fjalim të saj do të ketë edhe nënkryetarja e Partisë Socialdemokrate të Bosnjës e Hercegovinës, Lana Përlliq, si dhe sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Blendi Klosi.

Marketing
Related news