8.8 C
Skopje
Wednesday, October 5, 2022

Kovaçevski: SHA EMV do ta përforcojë gërmimin e qymyrit të vet

Manastir, 7 tetor – SHA EMV do ta përforcojë gërmimin e qymyrit të vet sipas kapaciteteve maksimale të cilat i ka, por kërkesa e energjisë elektrike është e tillë që përllogaritjet tregojnë se edhe me sasitë e qymyrit të blerë ka përfitim që të prodhohet dhe shitet rrymë, sot deklaroi drejtori i përgjithshëm i SHA EMV, Vasko Kovaçevski.

Në konferencë për media në REK Manastir, Kovaçevski theksoi se me çmimet e larta të energjisë elektrike në bursa, të cilat do të jenë stabile edhe në muajt e ardhshëm, por edhe gjatë vitit të ardhshëm, më lirë, por edhe më sigurt është që të blihet qymyr dhe të prodhohet energji elektrike, se sa rrymë të importohet për çmime enorme dhe të rrezikohet nëse do të ketë mjaftueshëm.

“Çmimet e energjisë elektrike në bursat rajonale janë rritur për trefish, dhe nga 56 euro për megavat orë (MWh) çmim që ishte deri para disa muajve, tani çmimet lëvizin ndërmjet 140 dhe 170 euro për megavat orë (MWh) dhe nuk ka paralajmërim se do të ulen. Me planin tonë për gërmim të qymyrit dhe prodhimtari të energjisë elektrike, SHA EMV ka prodhimtari stabile dhe i kënaq nevojat e furnizuesit universal EVN Houm për furnizim të amvisërive, me çmim dukshëm më të ulët se ai i tregut, me qëllim që të mos ndjehet goditje e çmimeve te qytetarët. Por, për dallim të amvisërive, ekonomia, subjektet ekonomike, furnizohen në tregun e lirë, dhe duke pasur parasysh rritjen enorme të çmimeve të bursave ekonomia jonë përballet me rrezik nga goditja e madhe e çmimeve në një prej lëndëve djegëse dhe resurseve të cilat i shfrytëzon, e ajo është rryma”, theksoi Kovaçevski.

Sipas udhëzimeve nga Qeveria e RMV-së, SHA EMV, si garantues dhe stabilizues i çmimit të energjisë elektrike, është planifikuar prodhim plotësues nga dhjetori i vitit 2021 deri në prill të vitit 2022, për çka SHA EMV publikoi thirrje ndërkombëtare publike për furnizim të qymyrit për punë në bllokun e tretë në REK Manastir, si dhe për vazhdimin e punës në REK Osllomej.

Ai informoi se gjatë periudhës së kaluar një sasi e caktuar e qymyrit ishte furnizuar nga Kosova dhe me atë qymyr ishte prodhuar rrymë në REk Osllomej. Kjo, tha Kovaçevski, u dëshmua si proces i suksesshëm në procedurën për furnizim, transport dhe punën e REK Osllomej dhe dha shtytje që të realizojmë edhe një furnizim të qymyrit për REK Osllomej, por edhe për REK Manastir.

“Qymyrin presim ta marrim nga shtetet e rajonit, thirrja përfundon javën e ardhshme, pastaj do t’i analizojmë ofertat dhe nëse ajo pako e ofruar i jep rezultat të cilat ne i kemi hartuar në planin dhe programin tonë, atëherë do të qasemi drejtë furnizimit të qymyrit për prodhimtari të energjisë elektrike”, theksoi Kovaçevski.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img