3.8 C
Skopje
Thursday, December 7, 2023

Kovaçevski në takim me Xhasvinder Kaira, drejtor udhëheqës në grupacionin “Blekstoun”

Shkup, 21 shtator – Kryeministri Dimitar Kovaçevski në suaza të vizitës së punës në Nju-Jork, sot pati takim me Xhasvinder Kaira, drejtor udhëheqës në grupacionin “Blekstoun”.

Siç kumtoi shërbimi për shtyp i Qeverisë, Kovaçevski dhe Kaira në takim biseduan për transformimin e shtetit, për projektet në fushën e energjetikës, digjitalizimit, infrastrukturës telekomunikuese dhe sajber sigurisë.

“Blekstoun” është një grupacion udhëheqës amerikan investimesh me seli në Nju – Jork, i cili është aktiv në disa fusha – fonde investimi, huadhënie, pasuri të paluajtshme, infrastrukturë, tranzicion energjetik dhe sigurime. Grupacioni ka mbi 230 kompani në portofolin e tij për të cilat ata ofrojnë rritje afatgjatë përmes investimeve të ndryshme në disa sektorë, dhe është një kompani investuese që kontribuon në zhvillimin e ekonomisë globale dhe rritjen ekonomike”, thuhet në kumtesën e Qeverisë.

Marketing
Related news