14.3 C
Skopje
Wednesday, May 25, 2022

Kosova triumfon ndaj Armenisë në konkurrencën e femrave

Shumë raste të humbura për një fitore minimale, por gjithsesi të vlefshme të vashave tona përballë Armenisë, që në këtë ndeshje me tërë arsenalin e tyre e dëshironin fitoren.

Pjesa e parë e ndeshjes në stadiumin “Vazgen Sargsyan” të Yerevanit kaloi në mbizotërim të vashave të Kosovës, krijuan disa raste por që nuk i kurorëzuan dhe kjo pjesë u mbyll pa gola.

Edhe pjesa e dytë ka nisur me lojë më të mirë nga ana e futbollisteve tona si dhe me humbje të rasteve. Por, kur po zhvillohej minuta e 87-të erdhi goli i shumëpritur. Një gjuajtje nga këndi i majtë i portës mysafire, të cilën e ekzekutoi Donjeta Halilaj, kurse brenda zonës më së miri u gjend Liridonë Syla, e cila shënoi për rezultatin 0-1 dhe kështu Kosova shënoi fitoren e parë në kualifikimet për Botërorin ‘Australi dhe Zelandë e Re 2023’.

(Foto: ffk-kosova.com)

“Ishte një ndeshje shumë më e vështirë se sa e kemi pritur. Si në pjesën e parë ashtu edhe në pjesën e dytë shpërdoruam shumë raste. Armenet u treguan shumë të forta dhe të vështira për t’u mundur. Megjithatë në fund vajzat arritën të shënojnë dhe të fitojmë tri pikë që janë shumë të vlefshme për neve në vazhdimin e kualifikimeve”, ka deklaruar përzgjedhësja Afërditë Fazlija.

“Luajtëm mirë, krijuam shumë raste por para portës nuk u treguam të vëmendshme dhe nuk konkretizuam rastet. Jam e lumtur që shënova dhe i sigurova fitoren Kosovës, e golin e fitores veç Kosovës ia dedikoi edhe babait tim të ndjerë”, është shprehur golashënuesja Liridonë Syla.

(Foto: ffk-kosova.com)

(Foto: ffk-kosova.com)

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img