0.8 C
Skopje
Tuesday, November 29, 2022

Kosova nënshkruan marrëveshje bashkëpunimi me një institucion të rëndësishëm në Iowa

Ministri i Bujqësisë Faton Peci po qëndron në një vizitë zyrtare në SHBA.

Peci thotë se sot janë hedhur hapat e parë drejtë një bashkëpunimi Kosovë-SHBA në sektorin e bujqësisë.

“Në kuadër të vizitës sime në Iowa, kam nderin dhe kënaqësinë që përmes Memorandumit të Bashkëpunimit që nënshkruam sot së bashku me Ann Marie VanderZanden, përfaqësuesen e Programeve Akademike në Universitetin e Shtetëror të Iowas, hodhëm hapin e parë drejtë një bashkëpunimi të mirëfilltë me qëllim avancimin e sektorit të bujqësisë”.

https://www.facebook.com/fatonpeci24/posts/3016279288585920

Ministri i Bujqësisë shkruan tutje se Iowa është ndër vendet me bujqësinë më të zhvilluar në SHBA dhe botë dhe sipas tij edhe bujqësia e Kosovës do të përfitojë në këtë drejtim.

“Duke pasur parasysh që Iowa jo vetëm në SHBA por edhe në të gjithë botën është një ndër shembujt kryesorë për zhvillimin e bujqësisë, nënshkrimi i këtij memorandumi do të ketë impakt pozitiv për bujqësinë në Kosovë pasi që përmes projekteve konkrete do të adaptohen qëllimet strategjike duke i kontribuuar zhvillimit të sektorit të bujqësisë dhe jo vetëm”.

“Krahas kësaj, shkëmbimi i eksperiencave me ekspertë të këtij Universiteti do ta lehtësojë avancimin e sektorit përmes praktikave më të mira bujqësore të Iowës”, ka shkruar tutje Peci.

Latest news
Related news
- Advertisement -spot_img